Stuhitë dhe erërat e forta kanë nisur të sjellin problematika në qarkun e Elbasanit, ku gjatë mëngjesit të sotëm është rrëzuar një pemë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale.

Problematika janë hasur edhe në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku ka rënie të gurëve në rrugë, për këtë arsye rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.

Në disa akse ka vërshime të shumta të ujit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, por deri më tani pa probleme.

Mësohet se ka ndërprerje të energjisë elektrike në Sheze dhe Gjocaj të Peqini, gjithashtu edhe në Gracën të Elbasanit.

Ekipet e emergjencave po qëndrojnë në gatishmëri, pasi pritet që situata të ketë përkeqësim në orët e pasdites.

Top Channel