Sherri mes dy personave në Mirditë ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Klodian Gjoka ka qëlluar me armë Pashk Prengën dhe më pas është larguar, ndërsa vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

“Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë,  dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore  me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel