Moti i keq në Itali dhe mbyllja e përkohshme e portit të Barit shtyjnë nisjen e trageteve në dy anët e Adriatikut.

Për arsye të kohës së keqe në Adriatik dhe mbylljes së përkohshme të portit të Barit në Itali, dy tragetet e linjës Durrës-Bari dhe ato Bari- Durrës do të nisen në orën 07:00 të ditës së diel, 18 shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjes së  të shtunës. Autoritetet detare njoftojnë se pasagjerët do të kalojnë natën në dhomat e trageteve, pavarësisht llojit të biletës që kanë.

Drejtoria e përgjithshme Detare në Durrës njofton se situata në portin e Sarandës dhe të Shëngjinit është normale, ndërsa në portin e Vlorës do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi ndalimi i lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese deri në një njoftim të dytë.

Top Channel