Kavajë/ Parandalohet krimi në familje, i riu dhunoi të vëllain dhe kanosi nënën e tyre nën efektin e alkoolit

17/09/2022 14:36
Foto ilustruese

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në pasoja të rënda është parandaluar, pasi nën efektin e alkoolit 32-vjeçari ka dhunuar të vëllain dhe kanosur nënën e tyre.

Autori me iniciale I. C., banues në Kavajë, është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme.

I riu gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjithashtu i dëmtoi automjetin e shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel