Vritet nga shpërthimi i bombës në Ukrainë, gjenerali dhe deputeti i mbështetur nga Rusia

16/09/2022 12:51

Prokurori i përgjithshëm i Republikës Popullore të vetëshpallur të Luhansk (LPR) u vra këtë të premte së bashku me zëvendësin e tij nga një shpërthim bombe.

Gjenerali i mbështetur nga Rusia, humbi jetën nga shpërthimi në zyrën e tij.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar shërbimet e urgjencës, deklaroi se në të dhënat paraprake ai kishte marrë shumë plagë, të cilat i shkaktuan vdekjen.

“Sipas të dhënave paraprake, Prokurori i Përgjithshëm i LNR Sergei Gorenko vdiq nga plagët e tij si rezultat i një shpërthimi në zyrën e tij“, tha një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës.

Sipas Sky News një kolonel në ministrinë e brendshme separatiste të Luhansk ka thënë se zëvendësi i Gorenkos ishte vrarë gjithashtu.

Agjencitë ruse cituan shërbimet e urgjencës dhe zyrtarët lokalë, duke raportuar për shpërthimin e bombës.

 

Top Channel