Që prej javësh institucionet e arsimit dhe administrata publike në Kosovë po vazhdon grevën, si pasojë e mospërmbushjes së kërkesave të tyre.
Mësimdhënësit po refuzojnë të kthehen në klasa pa përmbushur kërkesa kryesore e tyre, shtesa prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.
Kërkesa që daton 9 muaj më parë, së fundmi është refuzuar edhe nga Kryeministri i Kosovës, kjo ka bërë që mësimdhënësit të paralajmërojnë masa më radiale për t’u përmbushur kërkesat e tyre.
Masë më radikale nga Këshilli Grevist thonë që është protesta.
Përkundër që Projektligji i Pagave doli këtë të enjte në diskutim publik, Sindikata e Arsimit nuk planifikon të zbusë grevën.
Ndërkohë, ekzekutivi vazhdon t’u bëjë thirrje mësimdhënësve t’i kthehen punës, tashmë që projektligji është në diskutim publik, përkundër që kërkesat e punëtorëve të arsimit nuk janë përmbushur.
Top Channel