Një 34-vjeçar ka gjetur vdekjen në ujërat termale në Tregan të Elbasanit pas një arresti kardiak.

Alban Pashollari së bashku me një shokun e tij kanë udhëtuar nga Tirana drejt Treganit në Elbasan dhe janë futur në vaskat termale të një biznesi pranë rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 të natës kur klientë të hotelit kanë dëgjuar thirrjet  për ndihmë, ndërsa mendohet se dy të rinjtë kishin konsumuar edhe pije alkolike.

Frekuentimi i ujërave termale është rreptësisht i ndaluar pa rekomandimin dhe kontrollin e vazhdueshëm të mjekut.

Burimet nga spitali i Elbasanit thonë se 34-vjeçari gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital.

Hetimet e policisë dhe përgjigja e mjekut ligjor pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë e cila ndodhi këtë fillim sezoni në Llixhat e Elbasanit.

Viktima

Top Channel