Aventurës së tundimeve duket se po i vjen fundi dhe Efi nuk e ka humbur rastin për të diskutuar me Fationin rreth marrëdhënies mes njëri-tjetrit.

Efi i ka shprehur Fationit se ndihet shumë mirë kur është me të dhe i përcjell shumë pozitivitet, nga ana tjetër Fationi është shprehur se mes tyre ka një kimi dhe kalojnë kohë të bukura bashkë.

Fationi: Kur ke një mik, mikeshë që e njeh aty brenda është më ndryshe, më mirë.

Efi: Ja kjo është gjë e mirë, unë këtë kam kuptuar me ty se ndihem shumë mirë kur rri me ty, më bën të qesh, nuk mërzitem.

Fationi: Kemi ndarë shumë kohë bashkë, por je pozitive ça të them unë, je njeri i mirë. Gjetëm atë kiminë me njëri-tjetrin, kaluam bukur.

Efi:  Ti je nga këta njerëzit që nuk i shprehin ndjenjat me sa duket.

Fationi: Unë s’jam shumë i fjalës por I shpreh në çfarëdolloj aspekti  me vepra.

Top Channel