Industria/ Rritje e ngadaltë në tremujorin e dytë, bien shitjet në ndërtim

16/09/2022 20:49

Ndryshe nga shërbimet që kanë rikuperuar me shpejtësi në tremujorin e dytë të vitit, sidomos hotelet, transporti e udhëtimet, industria e ka pasur më të vështirë  dhe duket se ka filluar të vuajë pasojat e rritjes së kostove të lëndëve të para.

Sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT, industria është zgjeruar me ngadalë dhe ka shtuar më pak punonjës, ndonëse pagat kanë vijuar të rriten. Ndërtimi, që dy vitet e fundit ishte në zgjerim të fortë, ka shënuar rënie të prodhimit, por edhe të shitjeve.

Shitjet e industrisë rriten vetëm 3.7%

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Energji elektrike shet më shumë, por prodhon më pak

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 24,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Uji, me rritjen më të fortë

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 31,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 28,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi, bien shitjet dhe prodhimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 7,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 5,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor

Top Channel