Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të shtunë Si prokurore në SPAK, ata janë të gjithë të mbështetur nga amerikanët. Por se kush do ta marrë timonin e Prokurorisë Antikorrupsion, deri në mesin e muajit dhjetor do të jetë një ushtrim për t’u zgjidhur më tepër nga ata që pas kuintave do të bëjnë fushatën për pretendentët.
16 prokurorët e SPAK kanë kohë deri në fund të tetorit për të shprehur ambicien e tyre sipas thirrjes që bëri KLP për hapjen e garës.
Ndonëse jo zyrtarisht, qarkullojnë emra kandidatësh si prokurorët speciale, Edvin Kondili, Adnand Xholi dhe Klodian Braho, deri më tani asnjëri prej tyre nuk e ka konkretizuar synimin për kryeprokuror SPAK-u, duke paraqitur letërmotivimin në KLP.
Sipas ligjit, Arben Kraja e ka të ndaluar të shfaqë kandidaturën, pasi mandati i tij tre vjeçar si kryeprokuror nuk mund të ripërsëritet. Por ai mund të vazhdojë edhe për 6 vjet të tjera si prokuror i posaçëm aq sa e ka mandatin një prokuror, pra prej 9 vitesh.
Si prokuroria më e rëndësishme në vend, për të cilën ka pritshmëri të larta, pritet që edhe ndërkombëtarët të shprehen me mënyrën e tyre për më të preferuarin.
Top Channel