Spiropali pritet në takim nga Nënsekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Uzra Zeya: Dënoj sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë

16/09/2022 13:58

Gjatë qëndrimit në SHBA, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u prit në një takim nga nën/sekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Uzra Zeya.

Takimin Spiropali e njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se gjatë takimit diskutuam lidhur me progresin për angazhimet e marra në Samit.

“Ajo shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e thellë për hapjen e dyerve për refugjatët afganë dhe ata ukrainas, si dhe për qëndrimet tona të vendosura në lidhje me luftën në Ukrainë.

Po ashtu, dënoi ashpër sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë që synojnë destabilizimin e një vendi demokratik dhe aleati të NATO-s. Në këtë takim evidentova se konsolidimi i demokracisë, forcimi i shtetit ligjor dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk do të ndalen.” -shkruan Spiropali.

Top Channel