Një person i katërt është arrestuar si bashkëpunëtor në sulmin ndaj futbollistes Kheira Hamaraoui, i cili ndodhi nëntorin e kaluar.
Tre burra të tjerë u arrestuan dje, të mërkurën për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje dhe ata janë ende në paraburgim.
Bëhet fjalë për tre të rinj rreth të njëzetave me precedentë penalë të mëparshëm.
Mesfushorja u sulmua natën e 4 nëntorit kur ndodhej në një makinë që drejtohej nga shoqja e saj e skuadrës te PSG-ja, Aminata Diallo, e cila u bllokua nga agresorët të cilët e nxorën Hamraoui-n nga automjeti dhe e goditën me një shufër hekuri në këmbë. Në fillim hetuesit dyshuan për Diallo, e cili ishte edhe u arrestua, por në fund u lirua si e pafajshme.
Hipoteza e dytë ishte një hakmarrje për marrëdhënien që Hamraoui kishte me ish-lojtarin e Barcelonës, Eric Abidal, me të cilin u njoh në Barcelonë kur të dy ishin te Barça. Gjithsesi, asnjë procedim nuk ka nisur ndaj Abidalit apo bashkëshortes së tij, të cilët nisën procedurat e divorcit, pasi u bë publike tradhtia bashkëshortore. Hetuesit po përpiqen të sqarojnë se cila mund të ketë qenë arsyeja e sulmit ndaj Hamraouit, e cila pas atij episodi ndodhet jashtë fushës së blertë./ Super Sport
Top Channel