75 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 nga 694 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.

22 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 12 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Lushnjë, Sarandë, Berat Gramsh, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Himarë, Finiq, Dropull, Maliq, Devoll, Koçovë, Elbasan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1,078 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Gjatë 24 orëve të fundit, jnë shëruar 149 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325.649 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 75
Të shëruar në 24 orë 149
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 694

Testime totale 1,973,702
Raste pozitive 330,313
Raste të shëruara 325,649
Raste Aktive 1,078
Humbje jete 3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 470
Shkodër 127
Elbasan 96
Fier 83
Durrës 81
Vlorë 58
Gjirokastër 47
Korçë 39
Berat 38
Dibër 18
Lezhë 16
Kukës 5

Top Channel