Vdekja e Mbretëreshës, Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: I shërbeu me dinjitet dhe guxim qytetarëve të saj

14/09/2022 11:08

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

I shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith, Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës, ku vlerësoi jetën dhe veprën e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Pikëllimi është çmimi që ne paguajmë për dashurinë”, EIIR. Në emër të qytetarëve të Tiranës , ju bashkova Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit Alastair King-Smith në Tiranë dhe i shpreha të gjithë simpatinë dhe admirimin për jetën e Mbretëreshës Elisabeth II dedikuar në shërbim të qytetarëve me dinjitet dhe guxim”, thekson Veliaj.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta pas 70 vitesh në fron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA