Ditën e djeshme është mbajtur një takim midis kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Pas sulmeve kibernitike në Kosovë, Kurti është shprehur se ka dashur të marrë më shumë informacione në lidhje me përvojën ndaj hakerave.
“Takimi i djeshëm ka qenë drekë pune dhe ka qenë takim shumë i mirë dhe i nevojshëm. Siguria kibernetike ka qenë tema e parë, isha i interesuar të marrë sa më shumë informacione nga përvoja e tyre”, deklaroi Kurti.
Njëkohësisht sipas Kurtit është diskutuar për situatën e përgjithshme të energjisë dhe përgatitjet për rifillimin e diskutimeve me kancelarin gjerman.
“Sfidat e energjisë në javët dhe muajt në vijim, kemi diskutuar për situatën energjetike në përgjithësi. Tema e tretë ka qenë përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlinit me kancelarin Olaf Scholz”, deklaroi Kurti.
Top Channel