“Përputhen” i janë bashkuar ditën e sotme dy të rinj, njëri prej të cilëve ishte edhe pjesëmarrës i reality show “Kepi i Tundimeve”.

Bëhet fjalë për Mateo Borrin, 25-vjeçarin nga Elbasani me profesion instruktor palestre.

Në hyrje të tij në emision ai u shpreh se është një tip që dashuron shumë e jep shumë nga vetja por e ka të vështirë të gjejë personin e duhur.

“Kam tip që di të dashuroj shumë e të jap shumë nga vetja por e kam të vështirë të gjej personin e duhur pasi jam shumë detajist dhe jap shumë nga vetja.”- tha Mateo.

Top Channel