Mumtaz Dhrami rikthehet! Artisti i popullit: Duhet një shesh dinjtoz për babanë e pavarësisë

14/09/2022 19:57

Në studion e tij, në të cilën çdo ditë punon të paktën katër orë prej dekadash, Mumtaz Dhrami po punon për një boçet të ri të Ismail Qemalit.

Ai mendon që Tiranës i duhet një monument më i madh këtij mendimtari dhe burri shteti, që sipas tij duhet vendosur përballë Skënderbeut

“Kisha një mendim për monumentin e Ismail Qemalit, se aty ku është vendosur vepra e Paskalit nuk është mirë. Ismail Qemali do shesh. Dhe skulptura është me dimensione të vogla. U mor nga muzeumi për konjuktura të ndryshme dhe u vendos aty. Unë e mendoj Ismail Qemalin të vendosur në pjesën e gjelbëruar mes muzeumit dhe hotel 15 katëshit. Në një parcelë të gjelbër karshi Skënderbeut”, tha Mumtaz Dhrami.

Skulptori mendon së është shumë I rëndësishëm mendimi I autorit të veprës për vendndodhjen e monumentit. Sipas tij ky mendim ka qenë I shpërfillur duke krijuar problemin që shumë shtatore nuk qëndrojnë në mënyrën dhe vendin e tyre.

Si e ke parë Ismail Qemalin tënd?

Është një figurë mendimtare. Një figurë që hodhi themelet e shtetit. Një burrë shteti. Me proklamatën e shpalljes së pavarësisë së dorë. Të tjerat janë probleme që zgjidhen, por kryesorja është të gjejmë vendin për Ismail Qemalin.

Artisti mendon se skulptura monumentale vendoset në marrëdhënie të tjera me sheshin, hapësirën dhe konceptin e një monumenti që iu dedikohet shesheve publike dhe sipas tij shteti duhet të derdh një shtatore dinjitoze për themeluesin e Pavarësisë.

 “Zgjidhjet mund të jenë të ndryshme, unë kështu e mendoj,me flamur dhe simbol mbrapa. Ndërsa figura duhet të jetë prej bronzi”, tha ai.

Top Channel