Përsa kohë unë të kem ndikim, nuk do ta njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës as drejtpërdrejt, as tërthorazi.

Në komentet e bëra gjatë në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite ishte procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se “nuk do të heqë dorë nga lufta legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë ishtë raporti i Qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022. Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve që në vitin 2011, por ndonëse janë arritur me dhjetëra marrëveshje, zbatimi i tyre në terren ka ngecur.

Procesi duhet të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kosova këmbëngul që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen e ndërsjellë; por Serbia për momentin këtë nuk e pranon. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar që në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Por Vuçiç në parlament tha se “politika reale nuk mund të mbështetet në mite dhe fantazi” dhe se duhet bërë dallimi mes “realitetit dhe mundësisë” për të luftuar si shtet dhe si komb “për atë që themi se është më e rëndësishme për ne”. Sipas kreut të shtetit serb. detyrim i tij është që në hapësirat ku ka serbë dhe shqiptarë, të sigurohet një jetesë më e mirë për ta, dhe kjo detyrë, nga sa pohoi ai, duhet të kryhet, në mënyrë që serbët të mbijetojnë si shtet dhe si popull”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA