Si ia del një supermodele në karrierë si Gigi Hadid të kujdeset e vetme për vajzën e saj?! Rrëfehet vetë bukuroshja

13/09/2022 09:58

Së fundmi supermodelja e njohur Gigi Hadid na ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj si një nënë e re e ftuar në “Sundaj Today”.

Gjatë intervistës, bukuroshja u shpreh se vajza e saj është një gjeni dhe shumë aktive.

“Unë mendoj se ajo është një gjeni. Por mendoj që kjo është ajo që të gjithë thonë për fëmijën e tyre. Sa më shumë që ajo flet, kupton dhe kujton, bëhet gjithnjë e më shumë argëtuese. Ajo është një bekim”.

27-vjeçarja pranoi se rritja e Khait ka dhe vështirësitë e veta.

“Ajo është shumë e lëvizshme, që nga mëngjesi. Shumë e guximshme, gjë që është e mrekullueshme, por…”

Rikujtojmë, se vajzën, Gigi e ka me këngëtarin e njohur Zayn Malik. Edhe pse dyshja e njohur i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre ata ruajnë një raport të mirë për hir të vogëlushes. Top Albania Radio shkruan se lart e poshtë po vlojnë thashethemet se supermodelja është në një romancë me yllin hollivudian, Leonardo DiCaprio. Një person i brendshëm tha se ata kanë shumë miq të përbashkët. Një burim i tretë beson se të dy ata dyshohet se po shoqërohen vetëm si miq.

Pavarësisht se si mund të jetë e vërteta, duket sikur këta dy personazhe të famshëm, po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin. Sjellim në vëmendje se Gigi-n tanimë do ta shohim edhe si një stiliste. Supermodelja bëri të ditur së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram se ajo do ta çojë stilin e saj nga pasarelat në studion e dizajnit me lançimin e linjës së saj të veshjeve, të quajtur “Guest in Residence”.

 

Top Channel