Mbreti Karli i Tretë dhe bashkëshortja e tij, Camilla ndodhen në Katedralen e Shën Anës në Belfast.
Ai gjithashtu takoi udhëheqësit e komuniteteve të tjera fetare.
Në katedrale po mbahet një shërbim përkujtimor për Mbretëreshën Elisabeth II për popullin e Irlandës së Veriut.
Atyre u janë bashkuar kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss; udhëheqësit e Stormont dhe Taoiseach, kryeministri irlandez, Micheál Martin, Presidenti irlandez, Michael D Higgins dhe ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Simon Coveney.
Edhe Presidenti irlandez, Michael D Higgins dhe gruaja e tij, Sabina kanë mbërritur në Katedralen e Shën Anës.
Ata janë ulur në rreshtin e parë përkrah Liz Truss dhe kryeministrit irlandez dhe ministrit të Punëve të Jashtme.
Top Channel