Ky nuk është sezoni i Keylor Navasit. Emërimi i Christophe Galtier, trajner i PSG-së, i dha fund debatit për titullarin e portës.
Zgjedhja e parë është italiani Gianluigi Donnarumma, i cili gjithashtu po përgjigjet me paraqitje të jashtëzakonshme si ajo që bëri në ndeshjen e fundit të Ligue 1, kundër Brestit, ku priti një penallti.
Navas ka qenë zëvendësues në të gjitha ndeshjet e Ligue 1. Në tregun e transferimeve u përfol për një largim të mundshëm drejt Napolit, megjithatë, në fund ai qëndroi në Paris, por, nëse asgjë nuk ndryshon, do të shkojë në Kupën e Botës pa minutat e duhura në ndeshjet zyrtare.
Goditja e fundit e marrë nga Navas ka ardhur në formën e një dëmtimi. Keylor nuk ishte në gjendje të futej në skuadrën e PSG-së për ndeshjen e kësaj të mërkure kundër Maccabi Haifas për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Championsit.
Klubi francez në një komunikatë për mediet raportoi se Navas vuan nga një dëmtim që e detyroi të humbiste seancën e fundit stërvitore, për këtë arsye u vendos që ai të qëndronte në Paris për procesin e rikuperimit.
Nëse Keylor nuk do të luajë qoftë një minutë në Champions League, do të ishte hera e parë që do t’i ndodhte në karrierën e tij. Sepse, që nga sezoni 2014/15, ai gjithmonë ka marrë pjesë në turneun më të rëndësishëm në nivel klubesh. Ka luajtur 63 ndeshje të Ligës së Kampionëve duke arritur në finale në katër raste, në tri prej të cilave u kurorëzua kampion me Realin e Madridin dhe tjetrin humbi në finale duke mbrojtur portën e PSG-së.
Heroi i Kosta Rikës po kalon vështirësi, por karakteri dhe vendosmëria e tij do ta bëjnë të luftojë për të kapërcyer këtë situatë të komplikuar. Nëse nuk është te PSG, me siguri një ekip tjetër do të dëshirojë të ketë një portier me sigurinë dhe rekordin e Keylorit./ Super Sport
Top Channel