Lee Jung-Jae i Squid Game u bë ylli i parë aziatik që fiton çmimin Emmy për aktorin më të mirë mashkull në një dramë.

Aktori koreano-jugor e rrembeu statueten e shumëlakmuar për interpretimin e rolit të Seong Gi-hun, personazhit të trazuar të serialit tejet të suksesshëm të Netflix.

Krijuesi i Squid Game, Hwang Dong-hyuk, rrëmbeu çmimin e regjisorit më të mirë të një seriali dramatik, edhe ai gjithashtu i pari aziatik që shënon një arritje të tillë. Për të dytin vit radhazi, Ted Lasso u shpall seriali më i mirë komedi ndërsa çmimi i zhanrit të dramës më të mirë shkoi për Succession. Krijuesi britanik i saj, Jesse Armstrong, nuk la pa e hedhur një shaka për monarkinë në fjalimin e pranimit të nderimit të bërë.

“Është një javë e madhe për pasardhësit, Mbreti i ri në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kjo për në. Me sa duket, në fitoren tonë përfshihej pak më shumë votim sesa për Princin Charles”, tha Jesse Armstrong, The Succession .

Aktorja më e mirë u shpall Zendaya, një nga fytyrat e reja më të preferuara të Hollivudit së fundi për interpretimin e adoleshentes së varur nga droga, Rue në serialin Euphoria të HBO-së. Ceremonia e përvitshme e çmimeve Emmy që nderon arritjet më të mira në industrinë e televizionit dhe artistët më të mirë të filmave dhe shfaqjeve televizive.

Top Channel