Cristiano Ronaldo këmbëguli në merkaton e verës për t’u larguar nga Manchester United me destinacion tek një skuadër që luante në Champions League, kompeticionin e preferuar të CR7.
Në këtë formë, bindja e luzitanit për t’u larguar nga United nuk ka ndryshuar dhe duket se Ronaldo do të provojë sërish nëpërmjet agjentit Mendes të sajojë një akomodim të ri. Ndoshta, këtë herë eksperienca e re e Ronaldos mund të mos jetë edhe aq e re pasi një opsion është rikthimi te klubi ku hodhi hapat e parë si profesionist, Sportingu i Lisbonës. Ndërsa, alternativë mbetet edhe Fenerbahçe, Napoli apo një destinacion jashtë Europës, si MLS në Amerikë.
Ndërkohë, sipas burimeve të The Sun edhe shokët e skuadrës tek United mendojnë se CR7 do të largohet në janar, madje disa prej tyre janë të pakënaqur me sjeljen e Ronaldos para startit të sezonit, pasi sulmuesi refuzoi të merrte pjesë në përgatitjet e verës./ SuperSport
Top Channel