Drejtuesi i emisionit Top Story, gazetari Sokol Balla tha se grupi i hakerëve ka kërkuara para në fillim të sulmit që iu bë Shqipërisë.

“Më është pohuar nga një burim zyrtar që ky grup ka kërkuar para në fillim të sulmit të tij, ka kërkuar më shumë para në fillim të sulmit të tij”, tha Balla.

Eksperti Edmond Liçaj, pjesë e panelit, ku po diskutohej sulmi kibernetik që i është bërë vendit tonë ditët e fundit tha se ka pasur mospërfillje për komunitetin e tyre.

“Kemi pasur mospërfillje për komunitetin tonë, fakti që ne dalim flasim i kemi krahasuar këto lloj problemesh. Doja të cekja nja dy gjëra se cilat janë hapat në rastin që kemi në sulm. Bëhet evidentimi I llojit të sulmit do ta identifikonim ne që jemi sulmuar, jo të na e jepte hakuesi, më pas bëhet shkëputja, mbyllja nëse është lënë ndonjë portë hapur, administrohen të gjitha log-set e  firewall-eve dhe viruseve, kontrolli I të gjitha updateve dhe duhen ndryshuar të gjitha kredencialet që ishin në këtë rrjet. Në rastin tonë pothuajse është përdorur. Ne kryesisht I  marrim nga BE se atë aspirojmë. Është një rregullore e brendshme për çdo institucion”, tha eksperti Edmond Liçaj.

Kurse eksperti, Erion Demiri tha se jo vetëm në institucionet shtetërore, por edhe në kompani private ka një qasje të dobët për komunikimin elektronik.

“Nuk ishte e nevojshme që ne në 2022 të vinim re që ej kemi sulme kibernetike. Ne e kemi me ligj që sulmi është një shkallë më lartë se sa pandemitë, mundësia që të jemi pre e një sulmi. Në letra i dimë, por në realitet jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe në privat që kemi një qasje ekstremisht të dobët që ka të bëjë me komunikimin elektronik. Në momentin që e bën një kontroll të plotë do të jesh I aftë të zbulosh vetë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë kanë arritur. Është folur nga 17 korriku që është një pagesë, në raste të tilla”, tha eksperti Erion Demiri.

Ndërsa eksperti i sigurisë kibernetike, Elton Poga u shpreh se është e papranueshme që në vitin 2022 të ketë problematika të tilla digjitale.

“Unë në të vërtetë mendoj që është e papranueshme që në vitin 2022 ne të kemi problematike të thyerjes të një firewalli ose arkitektura që kanë ndërtuar këto sisteme, sistemet duhet të ishin të ndërtuara në këtë formë që të mos kishin problematika të tilla, të mos shkohet të zemër të sistemit. Mendoj që masat e qeverisë duhet të jenë shumë të shpejta dhe AKSHI të vendosë këtë shtresë mbrojtëse që mos të penetrohet”, tha Poga.

Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë, ndërsa ato nuk janë akoma kthyer totalisht në normalitet.

Grupi i hakerave vijon të publikojë video ku tenton të tregojë se është një hap para autoriteteve dhe se ka akses të kamerave të aeroportit dhe sistemeve të policisë.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e këtij sulmi ka dedektuar në sistem ndërhyrje nga 18 IP që i përkojnë 18 vendeve te ndryshme.

Policia shqiptare u ka nisur letër-porosi këtyre vendeve për të shkuar tek autorët e këtij sulmi, ndërsa TIMS ende ka probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA