Trepça ’89 iu gëzua fitores së parë në elitë të shtunën, teksa iu imponua 2-5 Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu”.
Protagonisti kryesor i Trepçës ‘89 më ndeshjen e fundit ishte sulmuesi Christian Mba, i cili përveç se shënoi dy gola (28’, 90’), asistoi edhe në golat e Bleon Sekiraqës (24’) dhe Erdin Dushit (52’).
Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, në prononcim për emisionin “Koha Shtesa”, e pranoi se sulmuesi që ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje dhe kryeson listën e golashënuesve të Superligës së Kosovës, shumë shpejt do të largohet nga Mitrovica:
“Duke parë paraqitjet e Cristian Mba, ai shumë shpejt mund të largohet nga klubi mitrovicas, por brenda 10 ditëve të ardhshme pritet ardhja e një lojtari tjetër.”/ Super Sport
Top Channel