22/12 09:53
Në basketboll nuk mund të fitosh pa e studiuar mirë rivalin.
Italia e udhëhequr nga “vullkani” Gianmarco Pozzeco, e zbatoi me mjeshtëri planin e saj. Në momentin që Pozzecco u skualifikua për dy gabime teknike në minutën e 26-të, u kuptua që plani po shkonte mirë.
Serbia kishte shënuar 51 pikë në dy periodat e parë, por pa bërë rotacion. Italia e dinte se duhej të kishte durim dhe të priste momentin për t’u hedhur në sulm. E bëri këtë në fund të periodës së tretë, me një festival trepikëshash nga Spissu dhe Polonara.
Me Micic dhe Jokiç duke gulçuar, perioda e katërt dhe e fundit rezultoi si shëtitje për Italinë./ Super Sport
Top Channel