Rikthehet Peza N’Fest më 16 shtator! Nga lojërat për fëmijë te muzika me DJ dhe “Tre Musketjerët”

11/09/2022 12:02

Me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Pezës, Bashkia e Tiranës do të organizojë më 16 shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.

Ky jubile do të kremtohet në Pezë me plot surpriza dhe muzikën më të mirë të momentit duke e kthyer në një natë të paharrueshme.

Bashkia e Tiranës ka menduar që festa të fillojë që në orët e mëngjesit. Nga ora 09-13.00 do të organizohen lojëra të ndryshme, shfaqje cirku etj.

Më pas do të ketë valle dhe këngë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore si dhe një panair artizanësh.

Pasdite, nga ora 19.00 – 24.00 do të fillojë koncerti muzikor me disa nga grupet muzkore më të mirë të momentit. Mbrëmja festive do të vijojë me Tok on Rock, për të vijuar me Piter Pan Band, DJ dhe Tre Musketjerët.

Programi
Paradite 09-13.00
Qyteti i Lojërave
Cirk
Teatri Kukullave
Xhiro me kuaj
Fytyra me flamur
Veterani rrëfen
Kaladibrançe

Sport
Voley
Basket
Minishah
Mos u Nxeh

09.30 Rite dhe Ritme nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore
Solistë, valltarë, orkestrina
Art nga Artizanë – panair
Qoshku i shijes

Pasdite ora 19.00 – 24.00
Tok on Rock

Piter Pan Band, DJ
Tre Musketjeret
koncert
Chill Out Zone
Zjarre Partizane
Shije dhe Pije

Top Channel