Enkelejd Dobi me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Klubi verilindor ka arritur marrëveshjen me teknikun 47-vjeçar, që do të rikthehet në Superiore pas më shumë se dy dekadash.
Dobi ka luajtur për katër sezone me Teutën nga viti 1992-1996, ndërsa më pas deri në vitin 2013 u aktivizua për shumë skuadra në Poloni: Varteks, Zagłębie Lubin, Górnik Zabrze, Viry-Châtillon, Ste Geneviève Sp, Viry-Châtillo, Fleury-Mérogis, Miedź Legnica, Stal Chocianóë dhe Odra Chobienia. Si trajner 47-vjeçari ka drejtuar Górnik Polkowice dhe Widzew Łódź deri në vitin 2021.
Te Kukësi e pret një mision i vështirë, teksa duhet të nxjerrë ekipin nga kriza. Skuadra kuksiane ndodhet aktualisht në vendin e fundit, teksa pas katër javësh ka vetëm 2 pikë. Dobi do të zëvendësojë Skënder Gegën, i cili u largua pas humbjes me Kastriotin. Tekniku dha dorëheqjen të hënën dhe shumë shpejt verilindorët u hodhën në sulm për të gjetur pasuesin. Ndihmësi i Dobit do të jetë ish-kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, i cili ka nisur nga puna së bashku me Rrahman Hallaçin, i cili mori drejtimin e përkohshëm të skuadrës pas largimit të Gegës.
Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë ndaj Partizanit, në “Kukës Arena”, ku me gjasa në stol do të jetë Enkeiled Dobi./ Super Sport
Top Channel