“Ilary zbrazi kasafortën, më vodhi gjithçka!”/ Francesco Totti akuzon rëndë bashkëshorten e tij!

11/09/2022 17:50

Në intervistën e gjatë për Corriere della Sera, Francesco Totti nuk flet vetëm për tradhtitë e pretenduara të Ilary Blasi, por edhe për paratë dhe mbi të gjitha për Rolex.

Orë mijëra euro që prezantuesja do i kishte vjedhur.

Ajo shkoi me babanë e saj për të zbrazur kutitë e kasafortës dhe më mori koleksionin e orëve. Nuk ka lënë as garancitë, as kutitë. Ka disa Rolexe shumë të vlefshme. Ai pretendon se ia kam dhënë; por nëse janë ora për meshkuj… refuzoj të mendoj se është çështje parash. Nëse ka ndonjë gjë, është një inat. Dhe çfarë duhej të bëja? I fsheha çantat asaj, duke shpresuar për një shkëmbim… Por nuk kishte se si”.

Ilary në fakt, sipas asaj që zbulon Totti, do të argumentonte se do t’ia kishte dhënë, edhe nëse janë për burra./ Top Albania Radio

Top Channel