I vuri flakën mbeturinave, zjarri del jashtë kontrollit! ndërron jetë 73-vjeçari
11/09/2022 12:44
Një 73-vjeçar humbi jetën tragjikisht këtë të diel në Poliçan kur zjarri që ndezi vetë për të djegur mbeturinat doli jashtë kontrollit.
Ngjarja ndodhi në lagjen Lugas të fshatit Plashnik. I moshuari me inicialet F.T. i ka vënë flakën mbeturinave, por zjarri ka përfshirë ullishten e tij.
73-vjeçari është përpjekur të shuajë vetë flakët, por është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.
Top Channel