I riu u zhduk mes bjeshkëve! Meladin Adili doli më 3 shtator për të mbledhur boronica, nuk ka asnjë lajm për të

11/09/2022 15:16

20 km nga fshati Borje i Kukësit, banorët shkojnë në Bjeshkët e Sharrit në Kosovë për të mbledhur boronica, aty ku shkelet mbi para sikurse thonë ata.

Mbledhja e boronicave ju siguron të ardhurat për jetesën, por këtë sezon fshati u trondit nga humbja e një djali të ri nëpër bjeshkë.

Në bjeshkët e brodit, ky është vendi që dyshohet se Meladin Adili, djali 27-vjeçar nga Borja e Kukësit ka humbur kontaktet me 6 shokët e tij mëngjesin e 3 shtatorit teksa kishte dalë për të mbledhur boronica në majë të bjeshkëve, por që prej asaj dite edhe pse kërkimet kanë vijuar, djali as nuk është parë, as zëri nuk i është dëgjuar më”.

I gjithë fshati prej një jave është në kërkim të Meladinit, teksa familjarët kërkojnë që përpjekjet e policisë së Kosovës me të Shqipërisë të thellohen në punën për gjetjen e djalit.

Banorët thonë se moti në bjeshkë ndryshon çdo 15 minuta. Moti është i paparashikueshëm dhe në këto kushte me këto reshje të dendura shiu kërkimi ka ndaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA