A u shkrinë akujt pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II? Çfarë tha burimi mbretëror për daljen publike të Princave William dhe Harry me bashkëshortet

11/09/2022 18:11

Vëllezërit William e Harry u panë bashkë me bashkëshortet e tyre përkatësisht Kate dhe Meghan, pas shumë kohësh në publik.

Të veshur me të zeza, ata kanë përshëndetur turmat e mbledhura jashtë Kështjellës Windsor, pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II.

Harry u pa duke i mbajtur dorën Meghanit, ndërsa ajo herë pas here i jepte mbështetje duke i vënë dorën në shpinë ndërsa po shihnin lulet dhe mesazhet përkujtimore nga populli britanik.

Kensington Palace tha se William, 40 vjeç, ftoi Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it që t’i bashkoheshin atij dhe Kate, 40 vjeç, të cilët morën titullin e ri, pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II, Princi dhe Princesha e Uellsit.

“Princi William mendoi se ecja në këmbë për të përshëndetur turmat ishte një shfaqje e rëndësishme uniteti në një kohë tepër të vështirë për familjen”, tha një burim mbretëror për People.

Një person i brendshëm i pallatit tha për People se: Është një moment kaq i jashtëzakonshëm historik dhe gjithashtu një moment thellësisht personal për familjen, saqë do të shpresonit dhe do të mendonit se të gjithë anëtarët e familjes do të bashkoheshin dhe do të mbështesnin [Mbretin] veçanërisht. Dhe ndoshta për disa prej tyre plagët mund të shërohen gjatë procesit.

Ishte dalja e dytë për William të shtunën. Më herët gjatë ditës, ai dëshmoi momentin historik kur babai i tij Mbreti Karli i Tretë u shpall zyrtarisht monark në Pallatin St. James në Londër.

Ribashkimi mes William, Kate, Harry dhe Meghan mund të quhet prekës, pasi marrëdhëniet janë tensionuar midis Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe anëtarëve të familjes mbretërore vitet e fundit.

Përpara vdekjes së mbretëreshës, e cila ndodhi ndërsa Harry, 37 vjeç, dhe Meghan, 41 vjeç, ishin tashmë në Mbretërinë e Bashkuar për një event bamirësie, çifti ishte për herë të fundit në vend në qershor në festimin e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth , por nuk kishte asnjë dalje publike mes çiftit dhe William e Kate e pjesës tjetër të anëtarëve të ngushtë të familjes.

Megjithatë, ata u takuan në mënyrë private me Mbretin Karl i Tretë me mbesën e tij Lilibet  për herë të parë, gjë që i dha atij mundësinë të shihte nipin e tij 3-vjeçar Archie.

“Ishte një vizitë fantastike. Princi ishte i kënaqur që pa nipin e tij dhe takoi mbesën e tij për herë të parë”, tha një burim mbretëror në atë kohë.

Mbreti Karl i Tretë pranoi gjithashtu djalin e tij më të vogël, Dukën e Sussex, i cili tani është i pesti në radhën e fronit. Fëmijët e Harryt me Meghan, Archie dhe Lilibet, tani janë përkatësisht të gjashtët dhe të shtatët në radhë.

William dhe Kate janë zhvendosur vetëm kohët e fundit në Windsor, me fëmijët e tyre Princin George, 9 vjeç, Princeshën Charlotte, 7 vjeç dhe me Princin Louis, 4 vjeç.

Kurse Duka dhe Dukesha e Sussex jetojnë në SHBA, pasi u larguan nga Mbretëria e Bashkuar në mars  të vitit 2020.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel