Goca dhe Gra/ Neda flet për vendimin e divorcit nga Ogreni pas 10 vitesh martesë: Fëmijët e mi meritojnë të rriten të qetë dhe të lumtur 04/11 22:57
Aktori Daniel Craig ka kujtuar mbretëreshën Elizabeth II, duke theksuar se nuk do të shohim më kurrë dikë si ajo.
Ylli i James Bond ka marrë pjesë me Mbretëreshën në skenën e famshme në vitin 2012 për Lojërat Olimpike të Londrës.
Craig u shfaq në klip në Pallatin Buckingham për të ftuar Mbretëreshën në ceremoninë e hapjes së Lojërave.
Mbretëresha e përshëndeti atë me një “mirëmëngjes, zoti Bond”, përpara se të kalonin së bashku në korridorin e pallatit.
Duke reflektuar mbi atë xhirim me Mbretëreshën, Craig tha për BBC se ishte e mahnitshme.
“Ne nuk do të shohim më kurrë si ajo. Të jesh gjallë gjatë mbretërimit të saj është diçka tjetër”, tha Craig.
Top Channel