Mbidoza thuajse fatale e Eminemit në vitin 2007 ishte një thirrje zgjimi që jo vetëm e frymëzoi atë të përmirësohej, por e shtyu atë të merrej përsëri me muzikë për herë të parë pas shumë vitesh.

Në një paraqitje në episodin e ri të podcastit Paul Rosenberg të Paul Pod, Eminem dhe menaxheri i tij Rosenberg, kujtuan shërimin e reperit nga mbidoza. Gjatë intervistës, reperi tha seL

“Më kujtohet kur u bëra esëll për herë të parë, mbaj mend që isha vërtet i lumtur dhe gjithçka ishte e re për mua përsëri. Ishte albumi i parë dhe hera e parë që u argëtova duke incizuar pas një kohë të gjatë. U desh shumë kohë që truri im të fillonte të punonte përsëri”.

Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, kujtoi Rosenberg duke pyetur mjekët e tij nëse ai mund të ketë pësuar dëmtime të përhershme të trurit. Rosenberg konfirmoi se në atë kohë ishte i shqetësuar nëse Eminem do të kishte probleme të përhershme ndërsa shërohej. Dyshja përmendën një këngë të papublikuar të quajtur “Detroit Basketball” që u zbulua në atë kohë menjëherë pas shërimit të tij. Rosenberg deklaroi se:

“Askush nuk po të shtynte, thjesht po gjeje rrugën tënde dhe po e bëje ngadalë, por një rekord që doli, ai rekordi i ‘Detroit Basketball’, nuk ishte i mirë”.

Megjithatë menaxheri tregoi se nuk u desh shumë kohë që Eminem të kthehej në një zakon krijues, duke përmendur një periudhë prej pesë ose gjashtë muajsh në total. Top Albania Radio shkruan se ai kujtoi këngën Relapse “Underground” si një nga të preferuarat e tij në album. Rosenberg i kërkoi reperit të sqaronte nëse do kishte një album të dytë të Relapse për disa fansa që kërkojnë një vazhdim të projektit.

“Ka ende shumë këngë që nuk kanë dalë nga Relapse por janë këngë të tmerrshme”.

Reperi ka qëndruar i zënë që nga publikimi i Relapse dhe që nga ajo kohë ka lançuar disa albume, duke përfshirë “Recovery” në 2010 dhe më të fundit, “Music to Be Murdered By”, në 2020. Në gusht, ai njoftoi një album me hitet më të mira të quajtur Curtain Call 2, i cili do të shfaqë Rihanna dhe Beyoncé.

Top Channel