COVID19/ 761 testime, 155 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë

09/09/2022 17:27

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Gjithsej janë kryer 761 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë, 155 qytetarë, në këto bashki:

49 në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Vlorë, nga 7 Lushnje, Mallakastër, 6 Shkodër, Krujë, nga 4 Lezhë, Durrës, Roskovec, Divjakë, Korçë, Dimal, Elbasan, Peqin, Gramsh, 3 në Gjirokastër, nga 2 Pukë, Kamëz, Patos, Himarë, Sarandë, Delvinë, Kolonjë, nga 1 Mirditë, Kurbin, Vlorë, Dibër, Selenicë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Skrapar, Polican.

Deri më tani janë 1,657 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 196 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,455 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 155
Të shëruar në 24 orë 196
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 761

Testime totale 1,969,220
Raste pozitive 329,696
Raste të shëruara 324,455
Raste Aktive 1,657
Humbje jete 3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 741
Shkodër 163
Fier 156
Elbasan 140
Durrës 123
Vlorë 92
Korçë 74

Gjirokastër 52
Berat 45
Dibër 38
Lezhë 32
Kukës 1

Top Channel