Aurela Hoxha e mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj dhe vetëm kur djali i saj lindi modelja e bëri publike.

Alaron është emri me të cilin ajo pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale.

Megjithatë bukuroshja nuk na i kursen fotot apo video-t nga përditshmëria e saj apo fotosesionet nga puna e saj si modele. Si ka bërë dhe pak më parë teksa ka ndarë me ne një video ku shfaqet me një ‘look’ krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim Aurelën. Top Albania Radio shkruan se dhe pse paruke, bukuroshja ka shkëlqyer në Instastory-n më të fundit teksa shfaqet me flokë të zeza të shkurtra.

Tanimë ka kaluar 1 vit që nga momenti që Aurela është bërë nënë mirëpo nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.

Vetëm disa ditä më parë, modelja seksi më në fund ndau një video në rrjete sociale, por nuk zgjodhi të na zbulojë asgjë më shumë vetëm krahun e tij, teksa ecin së bashku. Edhe pse nuk mund të identifikojmë diçka nga ky postim, të paktën Aurela ‘theu akullin’.

Top Channel