I dyshuari në një sulm me thikë në Kanada që la 10 të vdekur dhe 19 të plagosur ka ndërruar jetë, pasi u kap nga policia.
32-vjeçari Myles Sanderson përjetoi “shqetësim mjekësor” pas arrestimit nga policia në një autostradë në provincën e Saskatchewan.
Autoritet policore nuk dhanë detaje, ndërsa një zyrtar i paidentifikuar më herët tha se Sanderson vdiq nga plagët e vetëshkaktuara.
Deri më dhjetë viktima mbeten në spital dhe tre prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Nuk është e qartë se çfarë i nxiti vrasjet masive të së dielës, të cilat përfshinin 13 skena të veçanta krimi.
Të dy të dyshuarit Myles Sanderson dhe vëllai i tij Damien, 31 vjeç kanë ndërruar jetë.
Sipas BBC po hetohet nëse Damieni u vra nga i vëllai ditën e hënë.
Policia kishte marrë një raport se Myles Sanderson kishte vjedhur një automjet jashtë një prone dhe më pas u vunë në ndjekje të tij.
Me një shpejtësi skëterrë ai u mundua të largohej, por pavarësisht përpjekjeve nuk ia arriti.
Makina me të cilën ai lëvizte, përfundoi në kanal dhe më pas u arrestua.
Ai u mor në paraburgim rreth orës 15:30 me kohën lokale dhe u dërgua në një spital në Saskatoon, ku u shpall i vdekur.
Top Channel