Platforma e mediave sociale Snapchat ka hequr një veçori që lejon përdoruesit të aplikojnë tatuazhe tradicionale Maori në fytyrat e tyre.
Filtrat u hoqën pasi zbulimi i tyre shkaktoi një protestë në komunitetin indigjen Maori të Zelandës së Re.
Njerëzit Maori e konsiderojnë artin e tatuazheve si të shenjtë, dhe ai merret si një shënues i rëndësishëm i identitetit të mbajtësit.
Radio Zelanda e Re shfaqi imazhe të përdoruesve që aplikonin filtra me emra si “Maori Face Tattoo” dhe “Maori” në platformën e njohur Instagram.
Një deklaratë nga Snap, e cila zotëron platformën Snapchat, konfirmoi se filtri dhe një dublikatë ishin hequr nga platforma e tyre.
Tatuazhet e fytyrës, ose moko, kanë qenë pjesë e kulturës Maori për shekuj. Ato janë gdhendur në lëkurë duke përdorur dalta në një ritual të rëndësishëm dhe përdoren si një mjet për të shënuar trashëgiminë unike të secilit përdorues.
Tatuazhet e meshkujve që shtrihen nga balli në fyt, ndërsa tatuazhet e femrave zakonisht shtrihen nga buzët deri në mjekër.
Burimi: BBC
Top Channel