Kush e imagjinon dot Jason Momoa me flokë të shkurtër? Aktori tregon arsyen e fortë se pse vendosi të ndryshonte

08/09/2022 21:10

Aktori i njohur Jason Momoa ka shpërndarë një video ku ka treguar se i ka hequr flokët e tij të gjatë për të rritur ndërgjegjësimin për dëmtimin mjedisor të shkaktuar nga plastika njëpërdorimëshe.

Ylli i “Aquaman” ka treguar pamjen e tij të re në rrjetin social Instagram dhe më pas ka shpjeguar për fansat e tij pse vendosi të bëjë ndryshimin drastik.

“Po i rruaj flokët, po e bëj për shkak të plastikës njëpërdorimëshe jam lodhur nga këto shishe plastike, duhet të ndalojmë. Pirunët e plastikës, gjithë ato gjëra. Ato shkojnë në tokën tonë, në oqeanin tonë. Unë shoh disa gjëra në oqeanin tonë që janë kaq të trishtueshme, kështu që po ju kërkoj të bëni gjithçka që mundeni për të eliminuar plastikën njëpërdorimëshe nga jeta tuaj më ndihmoni. Bëhuni më të mirë në mbrojtjen e tokës dhe oqeaneve tona”. 

Jason Momoa nuk është fansi më i madh i të gjithë punës së tij pavarësisht se ai tashmë njihet në të gjithë botë si Aquaman. Top Albanai Radio shkruan se në fakt, Jason thotë se ai ka qenë pjesë e shumë projekteve që nuk dolën ashtu siç e imagjinonte ai, por një film me të vërtetë bie në sy më shumë se të tjerët. Në një intervistë për “British GQ” ai është shprehur se:

“Kam qenë pjesë e shumë gjërave që vërtet nuk janë aty ku duhet dhe sidomos disa prej filmave ku jo çdo gjë është në duart e tua. Konkretisht, “Conan the Barbarian” ishte një prej tyre”.

Top Channel