Monarkja që i kushtoi jetën popullit/ Jeta e Mbretëreshës Elizabeth II përmes fotove

08/09/2022 19:53

Mbretëresha Elizabeth II është monarkja më jetëgjatë në historinë britanike.

Që prej vitit 1952, ajo ka kaluar shtatë Papë, 14 presidentë amerikanë dhe 15 kryeministra britanikë, ndërsa ka pasur vetëm një monark britanik. Mbretëresha Elizabeth II ka mbretëruar për 70 vjet, më gjatë se çdo monark britanik në histori dhe çdo monark aktual në botë. Ajo ishte vetëm 25 vjeç kur u ngjit në fron.

Elizabeth ka lindur më 21 prill 1926, në Londër. Ajo mbahet këtu nga nëna e saj, e quajtur gjithashtu Elizabeth. Babai i saj më vonë do të bëhej Mbreti George VI.

Princesha Elizabeth pozon për një foto në shtëpinë e saj në Londër në vitin 1928.

Princesha Elizabeth është parë me xhaxhanë e saj Edward, Princin e Uellsit, gjatë një vizite në Balmoral, Skoci, në shtator 1933. Ai do të bëhej Mbret Edward VIII në vitin 1936, por babai i Elizabeth u bë mbret.

Nga e majta, Princesha Elizabeth, Mbreti George VI, Mbretëresha Elizabeth dhe Princesha Margaret përshëndesin me dorë qytetarët nga ballkoni i Pallatit Buckingham më 22 qershor 1939.

Elizabeth duke kalëruar në Windsor, Angli, në vitin 1940.

Elizabeth 14 vjeç djathtas, ulet pranë motrës për ransmetimin e parë të saj në radio më 13 tetor 1940.

Princesha Elizabeth shtrëngon duart me një oficer të Gardës Grenadier më 29 maj 1942.

Elizabeth, djathtas dhe Princesha Margaret me fustane verore rreth vitit 1942. Margaret është motra e vetme e Elizabeth.

</

Princesha Elizabeth në Parkun Kombëtar Natal të Afrikës së Jugut në ditëlindjen e saj të 21-të më 21 prill 1947.

Më 20 nëntor 1947, Elizabeth u martua me Princin Philip, një toger në Marinën Britanike, i cili kishte lindur në familjet mbretërore të Greqisë dhe Danimarkës. Pasi u bë shtetas britanik dhe hoqi dorë nga titulli i tij grek, Filipi u bë Lartësia e Tij Mbretërore Princi Philip, Duka i Edinburgut.

Princesha Elizabeth mbërrin në një banket shtetëror në Londër në mars 1950.

Elizabeth u ngjit në fron në shkurt 1952, kur babai i saj vdiq nga kanceri në mushkëri në moshën 56. Këtu, ajo ecën në altar gjatë ceremonisë së kurorëzimit të saj më 2 qershor 1953.

Mbretëresha Elizabeth II është fotografuar në ballkonin e Shtëpisë Qeveritare të Melburnit gjatë turneut të saj në Australi në mars 1954.

Nga e majta, Princesha Margaret, Mbretëresha Elizabeth II dhe Nëna Mbretëreshë vizitojnë Racecoursin Epsom Downs në qershor 1958.

<

Mbretëresha Elizabeth II  gjatë hapjes shtetërore të Parlamentit në prill 1966.

Mbretëresha Elizabeth II me djalin e saj më të madh, Princin Charles, në vitin 1969. Charles është i radhës në radhë për fronin.

Mbretëresha dhe Princi Philip përshëndesin pak para se të niseshin nga Tokio në maj 1975.

Mbretëresha në Kështjellën Windsor për ditëlindjen e saj të 50-të më 21 prill 1976.

Mbretëresha takohet me qytetarët gjatë turneut të saj mbretëror në Zelandën e Re në 1977.

Mbretëresha qëndron pranë Princit Charles ndërsa ai puth nusen e tij  Princeshën Diana, më 29 korrik 1981.

Elizabeth bën fotografi të burrit të saj gjatë një shfaqjeje kuajsh në Windsor në maj 1982.

Elizabeth nget Land Rover-in e saj gjatë shfaqjes Royal Windsor Horse Show në maj 1992.

Në Buckingham Palace, Mbretëresha dhe Princi Philip gjatë homazheve për Princeshën Diana pas vdekjes së saj tragjike në 1997.

Mbretëresha i drejtohet kombit para funeralit të Princeshës Diana në 1997.

Mbretëresha përshëndet turmën nga ballkoni i Pallatit Buckingham më 29 prill 2011. Nipi i saj Princi William, i treti nga e majta u martua me Catherine Middleton.

Madame Tussauds London zbulon një figurë dylli të Mbretëreshës në maj 2012.

Mbretëresha viziton Zyrën e Jashtme dhe Commonwealth në Londër në dhjetor 2012.

Një djalë në Belfast të Irlandës së Veriut, bën një selfie para Mbretëreshës në qershor 2014.

Mbretëresha pret të mbajë fjalimin e saj gjatë hapjes shtetërore të Parlamentit në maj 2015.

Mbretëresha bën një foto me pesë stërnipërit e saj dhe dy nipërit e saj më të vegjël në prill 2016.

Mbretëresha dhe Princi Philip përshëndesin me dorë mysafirët në Londër që po merrnin pjesë në festimet për ditëlindjen e saj të 90-të në 2016.

Mbretëresha mbërrin për martesën e nipit të saj Princit Harry dhe Meghan Markle në maj 2018.

Mbretëresha qesh me Meghan, Dukeshën e Sussex, gjatë një ceremonie të hapjes së urës në Halton, Angli, në qershor 2018. Ishte dalja e parë mbretërore e Meghan pa bashkëshortin e saj, Princin Harry, në krah.

Mbretëresha dhe Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë vizitës së Trump në Kështjellën Windsor në korrik 2018.

Mbretëresha shikon stërnipin e saj Archie, në maj 2019. Archie është fëmija i parë i Princit Harry dhe Meghan.

Mbretëresha mirëpret Boris Johnson në Pallatin Buckingham, ku e ftoi zyrtarisht të bëhej kryeministër në korrik 2019.

Mbretëresha dhe Princi Philip shikojnë kartolinën e përvjetorit të krijuar nga stërnipërit e tyre Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis në nëntor 2020.

Mbretëresha gjatë funeralit të Princit Philip në prill 2021. Ceremonia ishte e kufizuar në 30 persona, në përputhje me kufizimet e Anglisë për koronavirusin.

Mbretëresha takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden në Korridorin e Madh të Kalasë Windsor në qershor 2021.

Mbretëresha nget Range Rover-in e saj ndërsa merr pjesë në shfaqjen Royal Windsor Horse Show në Windsor, Angli, në korrik 2021.

Mbretëresha merr pjesë në ndeshjen e polo Kupës Mbretërore Windsor  në korrik 2021.

Mbretëresha shikon paradën e Trooping the Color në Londër gjatë festimeve të Jubileut Platinum në qershor 2022. Ajo është sovranja e parë britanike që feston një Jubile Platini- 70 vjet në fron.

Mbretëresha mirëpret Liz Truss në Balmoral, Skoci, ku ftoi lideren e sapozgjedhur të partisë Konservatore dhe kryeministren e re,  më 6 shtator 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA