Europa League/ Mbyllen tetë takimet e para, Roma e pëson nga Ludogorest, Arsenal triumfon përballë Zurich

08/09/2022 21:07

Mbyllen tetë takimet e para të Europa League, Roma e pëson nga Ludogorest, ndërsa Arsenal triumfon përballë Zurich.

Në Razgrad u shënua surpriza e parë në Europa League. Ludogorest triumfoi ndaj skuadrës së Jose Murinhos, me rezultatin 2-1. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa bullgarët shënuan golin e parë në minutën e 72-të me anë të Cauly. Një gol i cili vendosi në lëvizje mekanizmat e italianëve, të cilët krijuan një volum të lartë loje dhe shfrytëzuan minutën e 86-të, kur Shomurodov solli ekuilibrin, por nuk ishte e thënë të mbyllej në barazim. Nonato shënoi në minutën e 88-të duke i dhënë goditjen përfundimtare Romës dhe duke i shkaktuar humbjen e parë.

Zurich – Arsenal 1-2

Arsenal vuan, por në fund arrin të korr suksesin e parë në tokën europiane. Në “Kybunpark Stadium” pjesa e parë nuk prodhoi fitues, me londinezët të cilët kaluan të parët në avantazh me Marquinhos pas 16-të minutash lojë, ndërsa vendasit gjetën barazimin me Kryeziun në minutën e 44-të me anë të një penalltie. Në fraksionin e dytë, Nketiah riktheu në avantazh anglezët në minutën e 62-të dhe skuadra e Artetës ia doli të mirë administronet ndeshjen deri në fund.

AEK Larnaca – Rennes 1-2

Në Larnaca, Rennes siguroi triumfin e parë fal suksesit 1-2 ndaj vendasve të AEK. Francezët kaluan të parët në avantazh fal golit të Theate në minutën e 29-të, ndërsa vendasit gjetën golin e barazimit me Oier në minutën e 33-të. Assignon ishte heroi për francezët pasi shënoi golin e fitores në frymën e fundit, në minutën e  94-të.

Fenerbahce – Dyn. Kyiv 2-1

Fenerbahce dominon dhe fiton ndaj Dyn. Kyiv, por me vendasit të cilët për pak sa nuk dolën me një pikë nga kjo përballje. Fraksioni i parë foli për vendasit, pasi dominuan në çdo aspekt, por u mjaftuan me vetëm një gol të Gustavo Henrique në minutën e 35-të. Në fraksionin e dytë, ukrainasit ndryshuan “fytyrë” dhe gjetën golin e barazimit me anë të Tsygankov në minutën e 64-të. Batshuayi ishte heroi I turqve me golin e realizuar në minutën e 92-të.

HJK Helsinki – Real Betis 0-2

Real Betis triumfon në Finlandë duke marrë tre pikët e plota përballë Helsinki. Një gol I vonë në pjesën e parë, me Willian Jose i cili shënoi në minutën e tretë shtesë i dha avnatazhin spanjollëve, ndërsa në fraksionin e dytë, ishte përsëri Jose i cili shënoi golin e dytë në minutën e 64-të.

Malmo – Braga 0-2

SuperSport shkruan se në Suedi, në “Eleda Stadion” skuadra e Braga-s triumfoi pastër 0-2 ndaj vendasve të Malmo-s. Portugezët dominuan në çdo aspekt ndaj vendasve dhe pjesën e parë e mbyllën në avantazh me rrejtën e Bruno Rodrigues, I cili shënoi në minutën e 30-të, ndërsa goli I dytë u realizua nga Horta në minutën e 70-të.

PSV – Bodo/Glimt 1-1

PSV shmang humbjen ndaj Bodo/Glimt, pasi norvegjezët treguan përsëri forcën në Europë. Në “Philips Stadion” pjesa e parë u vendos nga goli i Gronbaek në minutën e 44-të, ndërsa holandezët shënuan në minutën e 63-të me Gakpo.

Union Berlin – Royale Union 0-1

Berlinezët u surprizuan në takimin e parë të Europa League pasi u mundën në shtëpi nga skuadra belge e Royal Union. Goli i vetëm u shënuan nga Lynen në minutën e 39-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA