“Po vijnë ujqërit” një instalacion me njëqind ujqër prej hekuri pushtoi Napolin në vitin 2019. Top Channel ekskluzivisht ka pasqyruar atëherë me një nga instalacionet më tipike të artistit Lio Ruowang.

Duket se dhe Shqipëria nuk është larg që të “pushtohet” nga ujqërit e Lio Ruowang . Sepse projekti i këtij artisti së bashku me 29 të tjerë janë shpallur fitues të fazës së parë të Konkursit Ndërkombëtar “Art në hapësira Publike “, nismë e prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama në qershor të këtij viti.

Ky është edicioni i parë për të cilin Qeveria shqiptare ka akorduar 200 milionë lekë. 132 projekte aplikuan dhe nga këto Artistët e kualifikuar duhet të paraqesin deri më 22 shtator dokumentacionin e plotë. Fitues të fazës së parë janë emra si Alfred Milot Mirashi, Butrint Morina, Daniel Perez Suarez, Ergys Krisiko, Sadik Spahia, Vladimir Llakaj, Zhang Wang etj.

Tashmë këto  emra kanë kaluar në filtrin e fazës së dytë. Dhe pritet të shihet se si do të ndahet torta mes punëve të mira dhe buxhetit. Mes artistëve dhe të huaj dhe atyre shqiptarë. Mes artistëve burra dhe gra. Po ashtu mes disa projekteve në një vendndodhje të caktuar.

Gjatë këtij edicioni të parë mund të realizohen deri në shtatë vepra të zhanreve të ndryshme nga 18 hapësira publike të identifikuara.

Ato shtrihen nga Veriu në Jug dhe nuk bëhet fjalë vetëm për sheshe, por edhe rrethrrotullime, institucione publike apo mbikalime, si dy rreth rrotullime në Koplik, dy në Bajzë, Divjakë, Grabian, Kavajë, mbikalimi te “Plepat”, mbikalimi te “Pallati me shigjeta”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA