Së fundmi është bërë e ditur se reperi Pat Stay ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.

Reperi kanadez ndërroi jetë të dielën në orët e para të mëngjesit pasi u godit me thikë në qendër të qytetit Halifax, Nova Scotia.

Policia e ka gjetur reperin, emri i vërtetë i të cilit është Patrick Wayne Stay me plagë dhe e dërgoi në një spital aty pranë ku ndërroi jetë.

Vdekja e reperit është cilësuar si vrasje dhe aktualisht është nën hetim.

“Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar”, tha policia. Shumë artistë i dhanë lamtumirën e fundit reperit.

“Hip Hop humbi një nga luftëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave… Pusho në paqe, mbretërit nuk vdesin kurrë”.

Top Albania Radio shkruan se një fushatë e nisur në GoFundMe ka mbledhur më shumë se 139,000 dollarë nga një synim prej 800,000 dollarësh për të financuar funeralin e reperit të ndjerë dhe për të mbështetur familjen e tij.

“Pat Stay ishte një njeri shumë i nderuar që ishte në rrugën e tij drejt një të ardhmeje të ndritur”, shkruan organizatorët e fushatës.

“Zemra jonë dhemb për familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë, kështu që shpresojmë të ndihmojmë në lehtësimin e dhimbjes duke u siguruar që familja e tij të ketë ndihmë gjatë këtij procesi”.

Top Channel