Aktorja e njohur Amber Heard po përballet me shumë probleme pas humbjes së gjyqit me ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp-in.

Fama, karriera dhe financat kishin marrë një kthesë në rënie edhe para se juria të shpallte të pafajshëm ish-burrin e saj. Aktorja humbi rolin në “Aquaman”, por më e rëndësishmja, humbi mbështetjen e atyre që ishin afër saj.

36-vjeçarja duhet të paguajë gati 10 milionë dollarë për Depp, por siç raportohet përmes përfaqësuesve të saj, ajo nuk mund t’i paguajë. Sipas medieve botërore, Heard iu drejtua miqve dhe njerëzve të tjerë pranë saj për ndihmë financiare, por askush nuk e ka ndihmuar. Një burim ka thënë për median se:

“Amber ka kontaktuar me miqtë e vjetër si Kristen Stewart, Cara Delevingne dhe Margot Robbie, duke shpresuar se ata të paktën do ta ndihmojnë atë me një vend për të qëndruar”.

Edhe pasi procesi gjyqësor i shumëpërfolur përfundoi në fillim të kësaj vere, emrat e Amber Heard dhe Johnny Depp vazhdojnë të jenë titujt kryesorë gjatë gjithë vitit.

Tani, duket sikur ‘Zen Models’ po përpiqet të përfitojë nga fama e shtuar e aktores, ndaj edhe i ka ofruar asaj një rol në një film pornografik.

Top Albania Radio shkruan se sipas australianes ‘Pop Topic’, Heard ka marrë një ofertë prej nëntë milionë dollarësh për të luajtur rolin kryesor në prodhimin e filmit.

Rikujtojmë se së fundmi modelja e famshme, Emily Ratajkowski i ka dhënë mbështetjen e saj publike aktores Amber Heard teksa renditi të gjitha arsyet pse është “më e frikshme të jesh grua” në vitin 2022.

Ratajkowski ishte më parë një nga shumë të famshmit që kishte treguar mbështetje për Heard përmes mediave sociale, por video e saj e fundit në TikTok e bëri të qartë qëndrimin e saj për të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA