Shtatë persona në Korenë e Jugut kanë humbur jetën pasi u bllokuan në një parkim nëntokësor gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni Hinnamnor.
Ata kishin zbritur për të lëvizur makinat e tyre, por u ngecën aty pas vërshimeve të mëdha të ujit.
Ekuipazhi tha se shpëtuan dy persona, të cilët mbijetuan pasi qëndruan të kapur në tubacionet e tavanit për më shumë se 12 orë.
Tajfuni Hinnamnor, stuhia më e fortë ciklonike e këtij viti deri më tani, goditi Korenë e Jugut në fillim të kësaj jave.
Typhoon Hinnamnor made landfall in South Korea early Tuesday, sweeping past the peninsula’s southeastern corner, causing at least three deaths and leaving tens of thousands without power. It was the second major storm to hit the country in recent weeks. https://t.co/h264AkibEJ pic.twitter.com/6uOSoZkQZq
— The New York Times (@nytimes) September 6, 2022
Disa qytete të tjera në jug – duke përfshirë Busan dhe Ulsan – po përballen gjithashtu me rrënojat e shkaktuara nga stuhia, e cila shkatërroi rrugët, theu dritaret e ndërtesave dhe rrëzoi në tokë pemët.
Koreja e Jugut – si shumë vende në Azinë Lindore – gjatë muajve të fundit ka përjetuar shira ekstremë si dhe temperatura rekord.
Në fillim të gushtit, ajo regjistroi rrebeshe masive që përmbytën qytete, përfshirë kryeqytetin Seul. Përmbytje të tilla vranë të paktën tetë njerëz.
Top Channel