Kim Kardashian nuk ka kohë për të humbur, ylli televiziv për habinë tuaj i ka ‘vënë syrin’ Elon Musk

07/09/2022 13:46

Qëkur u bë e ditur se ylli televiziv Kim Kardashian kishte ndërprerë lidhjen e saj me aktorin e humorit Pete Davidson, shumë fansa dhe media kanë vendosur baste për njeriun me fat që mund të jetë partneri i ri i 41-vjeçares.

Vetëm pak javë më parë u zbulua se Kim ishte në kërkim të një mashkulli më të madh se ish-i dashuri i saj por tashmë bukuroshja i ka shtuar listës një kërkesë më shumë për mashkullin e saj perfekt.

Kardashian i referohet miliarderit të teknologjisë Elon Musk. Sipas “National Enquirer”, Kim e ka harruar tashmë aktorin me të cilin ishte në lidhje për 9 muaj dhe i ka vënë syrin sipërmarrësit Elon Musk si partnerin e saj të ri. Siç përshkruhet nga gazeta tabloid, biznesmenia dëshiron të ndajë jetën e saj me dikë që është po aq i pasur sa bashkëthemeluesi dhe CEO i “Tesla”. Nnë burim i paedintifikuar thotë se:

Kim po u thotë njerëzve se duhet të takojë një djalë më të pjekur, dikë që është me të vërtetë në nivelin e saj për sa i përket suksesit dhe në sytë e saj, kjo do të thotë shenja dollari. Ajo dëshiron një burrë me aq para sa ajo ose më shumë se sa ka ajo.

Ndërkaq, Musk nuk ka dhënë asnjë indikacion se është i interesuar të bëhet partneri i ri i Kim dhe t’i bashkohet klanit Kardashian, ka pohuar një burim i afërt me familjen e biznesmenes. Rikujtojmë, se së fundmi në rrjet po ‘vlojnë’ thashethemet se sipërmarrësja e njohur Martha Stewart ka nisur një romancë me komedianin e njohur, Pete Davidson. Por, Martha i ka hedhur poshtë këto thashetheme duke pohuar se ajo nuk është aspak në një romancë me Davidson./ Top Albania Radio

Top Channel