Një i ri britanik ka humbur jetën gjatë operacionit për humbje peshe në Turqi, i cili, faktkeqësisht rezultoi fatal.

Joe Thornley, nga Derbyshire, East Midlands, donte të bënte një ndërhyrje për të zvogëluar stomakun, por për fat të keq, rezultati nuk ishte ai që pritej.

25-vjeçari vendosi ta bënte operacionin në Stamboll, Turqi, për 3 mijë £, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar, operacioni privatisht kapte shifrën e 12 mijë £.

Nëna e të riut, Julie, tha për ‘BirminghamLive’ se klinika “dukej një spital i bukur me vlerësime të larta”, ndaj edhe familja nuk pa asnjë arsye që operacioni të shkonte keq.

Por disa ditë pas operacionit, Julie mori një telefonatë nga ‘i ashtuquajturi kirurg’, i cili i tha se Joe kishte vdekur, pasi kishte pasur një atak në zemër gjatë procedurës.

Ekzaminimi pas vdekjes zbuloi se i biri kishte vdekur në të vërtetë nga hemorragji e brendshme gjatë operacionit. Por mjekët nuk e kuptuan në kohë që ishte hemorragji.

‘Do t’i thoja kujtdo që të jetë shumë, shumë i kujdesshëm se ku shkon. Ose mos shko fare. Nuk ia vlen’ – shtoi ajo.

Rikujtojmë rastin e Jamie Hilburn. E reja nuk e kishte menduar kurrë që një dhuratë për ditëlindje do të kthehej në një kalvar të vërtetë vuajtjesh.

Gjithçka nisi disa muaj më parë, kur nëna e dy fëmijëve vendosi të bënte liposuction, një procedurë kirurgjikale konturuese që eliminon dhjamin e tepërt të depozituar në zonën e barkut.

Shtatzënitë e shpeshta kishin lënë gjurmë në trupin e të resë dhe kjo kishte ndikuar dukshëm në gjendjen e saj psikologjike, ndaj ideja për t’u ndier sërish mirë veten ishte gjithçka që i duhej për 28-vjetorin. Ndërkohë që mamaja e re priste që plaga të shërohej pak nga pak, ndodhi krejt e kundërta./ Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA