Ben dhe Eran, të cilët kanë kanalin Lost Adventures në Youtube, zbuluan një thesar të vërtetë të fshehur në një bunker nëntokësor në Surrey të Anglisë.

Ata u futën në një ndërtesë, të cilën e kishin piketuar vite më parë dhe u përballën me një koleksion të makinave të vjetra.

Ata gjetën makina të markave të ndryshme, si Bentley e të tjera. Ata gjetën aty edhe një Proton Perdana, e cila i përkiste Mahathir Mohammad, ish-kryeministrit të Malajzisë.

“Këto makina nuk mund t’i shihni kurrë në rrugë, edhe nëse dikush do t’i blinte ato. Kjo është një çmenduri”, thanë djemtë, sipas Top Albania Radio.

Top Channel