Presioni i lartë i gjakut apo edhe një diagnozë e hipertensionit mund të nënkuptojë nevojën për të bërë disa ndryshime në stilin tuaj të jetesës.
Historikisht, kërkimet shkencore kanë treguar një lidhje të drejtpërdrejtë midis niveleve të larta të presionit të gjakut dhe natriumit.
Thënë kështu, shmangia e ushqimeve me përmbajtje të lartë natriumi është një mënyrë për të mbajtur nivelet e presionit të gjakut të shëndetshme.
Sipas ekspertëve rregulli i përgjithshëm është që të mos i kaloni 2300 mg natriumi në ditë.
Për të rriturit, veçanërisht ata që kanë hipertension ose predispozitë për këtë gjendje, këshilla vlen për rreth 1500 mg natriumi në ditë.
Krahas kripës ka ende shumë mënyra për të shijuar ushqimet duke i shtuar atyre edhe më tepër shije teksa përpiqeni të menaxhoni nivelet e presionit të gjakut.
Dhe duhet të dini se për një shëndet të mirë vlen gjithmonë shprehja “Larmishmëria është erëza e jetës”.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me tre lloje erëzash që mund të përdorni për të gjallëruar pjatën tuaj pa shkaktuar rritje të presionit të gjakut.
Një erëz tepër e shijshme që është e njohur për efektet e saj anti-inflamatore dhe për aftësinë për të shtuar lëndë ushqyese në ushqime.
E shkëlqyer për patatet e ëmbla, të cilat gjithashtu mund të ulin natyrshëm presionin e gjakut përmes sasive të larta të kaliumit.
AgroWeb.org sugjeron gjithashtu kombinimin e shafranit të Indisë me piperin e zi. Kombinimi lejon trupin tuaj të përthithë dhe të përdorë më mirë shafranin.
Ndoshta jo aq e fuqishme sa ajo e freskëta, pluhuri i hudhrës mbetet një erëz e njohur që i shton shije çdo pjate dhe është e shkëlqyer për sistemin imunitar.
Në doza të larta, konsumimi i hudhrës mund të ndihmojë edhe në uljen e presionit të gjakut.
Një lugë çaji pluhur hudhre përmban 1,86 miligramë natriumi, një vlerë e pa rëndësishme krahasuar me vlerën e lejuar ditore që duhet të konsumoni prej 2,360 mg.
Bëni kujdes me erëzën, përdoreni me moderim gjatë gatimit dhe sigurohuni që produkti që blini të jetë i një cilësie të lartë.
Një erëz e shkëlqyer për shumë pjata që jep një aromë fantastike dhe nuk pëemban natrium dhe konservues të shtuar.
Për më tepër, njihet për aftësitë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe për të luftuar inflamacionin.
Ajo duhet konsumuar në sasi të mëdha dhe shpesh. Për ata me presion të lartë të gjakut, mund të jetë zgjedhja e përsosur. /AgroWeb
Top Channel