New York Times ka publikuar këtë të martë një intervistë me një prej futbollistëve më të shquar të skenës botërore, Kylian Mbappé.
Gazeta prestigjioze amerikane ka zbuluar edhe shifrat e kontratës milionere që PSG-ja i ofroi lojtarit të Bondy për ta bindur që të mos largohej nga kryeqyteti francez. Sipas këtij informacioni, Mbappé do të marrë 250 milionë dollarë (251.46 )milionë euro) për tri sezonet e ardhshme, afërsisht 83 milionë për sezon.
Oferta e PSG ishte thjesht e parefuzueshme. New York Times pretendon se Mbappé mori rreth 125 milionë për nënshkrimin e rinovimi, pagesa më e madhe e bërë ndonjëherë për një lojtar pa kontratë në historinë e sportit.
Megjithatë, ai ka insistuar në këtë intervistë se shumat e mëdha të parave të ofruara nuk ishin ato që e shtynë të merrte vendimin përfundimtar: “Sepse kudo që të shkoj do të më japin para”./ Super Sport
Top Channel